Basha: Fund valltarëve të tranzicionit
Fortikimi i selisë për të shmangur gjakderdhjen
Në një prononcim për mediat pas dëshmisë së dhënë përpara prokurorisë për protestën e 8 janarit kryedemokrati Lulzim Basha është është shprehur se 8 janari dhe dita e sotme kanë hyrë në histori si ditë të dhimbshme për shqiptarët që duan institucione të pavarura , t’i japin fund dhunës, korrupsionit dhe rruag për ta bërë këtë është të qëndrojmë së bashku.
Ai hodhi poshë deklaratat e Berishës së në selinë e PD-ës ka pasur persona të armatosur dhe të cilësuar si fondementalistë.
“Gënjeshtër e Berishës kanë nisur që prej datës 9 shtator dhe bëhen groteske në proporcion me dëshpërimin e tij, ato që na kanë mbajtur 30 vend numëro, do mund që t’i largojmë që të bëhemi të gjithë bashkë. Kam kërkuar hetimin e të gjithë nga Berisha tek i fundit, duke bërë diferencim mes organizatorëve dhe atyre pak demokratëve që u ndodhën aty, u distancuan dhe u përdorën si fasadë. S’kam arritur që t’i identifikojë kush qëlluan nga zyra ime, është detyrë e drejtësisë, të zbardhë atë që ka ndodhur. Nuk merrem me identifikimin kush hyn e kush del nga PD, të jemi pak gjakftohtë që të mos i ushqejmë qytetarëve se ça vijnë në mendje”, tha Basha.
Më tej ai theksoi “Jemi të vendosur që të mos lëshojmë pe dhe të mos pranojmë për asnjë çast që pakica 30 vjeçare e tranzicionit të b ëhet e përhershme por që shumica e shqiptarëve dhe dëshira për ndryshim të marrë formë përmes zgjedhjeve të lira. E sot,ja si 8 janari kanë hyrë në histori si ditë të dhimbshme për shqiptarët që duan institucione të pavarura , t’i japin fund dhunës, korrupsionit dhe rruag për ta bërë këtë është të qëndrojmë së bashku.
Pyetjes se pse u fortifikua selia e PD-së, Basha u shpreh se kjo u bë për të shmangur gjakderdhjen.
“Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësitë që më takojnë dhe fjalët të përkthehen në vepra. Valltarët e tranzicionit duan ta shkatërrojnë Partinë Demokratike që është një pengesë për ta. Është një mison siç nuk mund të braktis fëmijët e mi, nënën time. Historian a ka vendosur në ballë të kësaj beteje. E di që shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin. Nuk preferoj të kalojmë në metafora të tilla. PD ishte e përgatitur për çdo skenar dhe kishim një qëllimi, të shmangnim gjakderdhjen me 8 janar”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



