E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i ashpër pas padisë së Ramës: Familja Haradinaj ka derdhur gjak, të ngrihemi në revoltë
Publik News

Basha i ashpër pas padisë së Ramës: Familja Haradinaj ka derdhur gjak, të ngrihemi në revoltë

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar lidhur me padinë e kryeministrit Rama në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, të cilin e akuzon për shpifje.

Basha e konsideron padinë e Ramës një akt të ulët, që turpëron çdo shqiptar, ndërkohë që Haradinaj dhe familja e tij kanë derdhur gjak për çlirimin e Kosovës.

Postimi i plotë i Bashës:

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj akt i ulët që na turpëron të gjithëve. Meriton refuzimin dhe revoltën legjitime.

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës.

Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.