E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet Ramës për pagën minimale: Të kërkojë falje para se të ikë!
Publik News

Basha i përgjigjet Ramës për pagën minimale: Të kërkojë falje para se të ikë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se biznesi është aleati për të krijuar vende të reja pune dhe rritur mirëqenien.

basha lulzim

 

Gjatë një takimi që Basha zhvilloi me një biznes të madh komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Rama, i cili tha se do të rrisë pagën minimale.

“Kollaj është që të thuash; do rris pagën minimale, por ato kontributet shtesë kush do i paguaj? Nëse ju do të keni kosto shtesë, mbi kostot shtesë, ju s’do merrni dot njerëz në punë, përkundrazi do të hiqni njerëz nga puna. Me planin tonë ulja me 18% e kontributeve shoqërore i jep përgjigje kësaj. Këtu fitojnë të tri palët, qytetari, sipërmarrja dhe shteti”, theksoi Lulzim Basha.

Sipas tij Rama duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve para se të ikë nga pushteti.

“Parashikon rimbursimin e plotë të ilaçeve, që 4 muaj pasi e ia kërkuam qeverisë, prapë nuk zbatohet. Mos të flas fare për pjesën e administrimit apo keqmenaxhimit të pandemisë nga Rama, pasi nuk ka vend që të krahasohemi më Ballkan. Këtë e tregojnë shifrat e infeksioneve, të të vdekurve. Me rëndësi është shëndeti i njerëzve. Pandemia ishte shkelmi i fundit që i bëri ekonomisë. Tek ne nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë, ku me një dorë iu dhanë, me një dorë ua morën. Plani ynë trajton daljen nga kriza dhe afate të gjata. Këtë krizë nuk na e solli vetëm pandemia. Sot shqiptarët paguajnë taksa më të larta. 3 mln euro kredi janë paguar nga taksat e larta. Jemi para 2 muajsh ku ky kryeministër premtoi taksa më të ulëta dhe mori më shumë. Në një situatë normale, këto dy muajt e fundit një gjë duhet të bënte; të kërkonte falje dhe të ikte. Ka disa ditë që bën premtime. Dështimi është i prekshëm në çdo fushë. Ne ju kemi shpalosur një plan konkret. Nuk janë premtime boshe. Plani ka për qëllim që të rregullojë jetët e shqiptarëve.”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.