E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha :Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë
Publik News

Basha :Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë

Në twitter, Basha iu përgjigj Ramës se do ta mposhtë atë, ndërsa do të shërojë Shqipërinë dhe do të ndihmojë familjet shqiptare.

“Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin”, shkruan Basha.

***
Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar pak më parë një video të kryeministrit Rama, ndërsa sipas tekstit të vendosur nga selia blu, spitalet janë tejmbushur dhe kryeministri e ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

Kësaj video dhe akuze të Lulzim Bashës i është përgjigjur menjëherë Rama. Ai shkruan se PD do vdekjen e sa më shumë njerëzve dhe të tijën, gjithashtu. Video e përgatitur nga PD përmban disa efekte të kolliturash dhe tështimash që bashkohen me deklaratën e Ramës.

“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë”, shkruan Rama.

VIDEO E PD:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.