E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet Ramës:Të lirohen të burgosurit dhe taksa e rrugës të anullohet
Lajme

Basha i përgjigjet Ramës:Të lirohen të burgosurit dhe taksa e rrugës të anullohet

Ka folur për gati 1 orë në Kuvend Edi Rama, për taksën e Rrugës së Kombit dhe për të kuksianët që dolën në protestë.

Pasi shprehu pendesë të madhe për atë që kishte bërë, Rama tha se që në shkurt e kishte diskutuar me ministrin e tij të Financave!

Por pas deklaratës së Ramës, ka ardhur edhe përgjigja e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Basha nga Vora ku po merr pjesë në protestën qytetare tha se, “reagimet e Ramës janë të pabesueshme.

Taksa duhet të anulohet tërësisht, shqiptarët paguajnë taksë për të gjithë rrugët.

Duhet të lirohen të arrestuarit dhe duhet të marrë fund ky shtet që është në shërbim të oligarkëve dhe kriminelëve.

Pushteti dhe zyrtarët duhet të kthehen në shërbim të qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kriminelëve’, tha kreu i PD-së, Luzlim Basha në reagimin e tij.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.