E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i shkruan Yuri Kim: Ndryshimet i bën ky parlament, duan ta kapin politikisht
Publik News

Basha i shkruan Yuri Kim: Ndryshimet i bën ky parlament, duan ta kapin politikisht

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon menjëherë pas deklaratës së fortë të ambasadores amerikane Yuri Kim, se ka zëra për një marrëveshje sekrete për të sabotuar reformën në drejtësi.

Pak minuta pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili shprehu mbështetjen ndaj deklaratës së Kim, Basha ka një akuzë më të drejtpërdrejtë.

Kryedemokrati drejton gishtin nga parlamenti, dhe thotë se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që bëhen në lidhje me reformën në drejtësi, iu shërbejnë atyre që duan ta devijojnë dhe minojnë këtë reformë.

“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla ju shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin e tyre për të devijuar dhe minuar reformën dhe për ta kontrolluar politikisht dhe kapur sistemin e drejtësisë”, shkruan Basha.

sdgsdfgsdgsdgsdg.jpg

Ja çfarë deklaroi ambasadorja Kim:

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”.

Si iu përgjigj Rama:

“Jam dakort. “Ferri është bosh dhe gjithë diajtë janë këtu”, shkruan Rama duke cituar Shekspirin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.