Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të rrisë menjëherë numrin e testeve PCR, në të paktën 2,500 në ditë.
Basha tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se neglizhenca e kryeministrit Rama ndaj pandemisë është “për ndjekje penale”.
“E keni parë që është shqetësuar, por sa i përket Covid-it, ka vetëm një fjalë vendosni maskën. Maskën, shqiptarët nuk kanë lekë ta paguajnë. Ky thotë vini maskën se do t’ju vendos gjobë. Ky ka braktisur detyrën elementare të qeverisë, shëndetin e njerëzve. E kemi thënë me qindra herë, testime, testime, izolim, dhe sot është Zëri i Amerikës që e thotë se numri i testimeve ka rënë. Kjo është kriminale, kjo është për ndjekje penale. Të lenë gër-vëret dhe dërdëllitjet si Robert çamçakëzi dhe të marrë përgjegjësi. Të arrihet urgjentisht në 2500 testime në ditë”, deklaroi Basha.



