Basha i sigurtë: Me çdo lloj sondazhi PD është fituese, Edi Rama largohet në 26 prill
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha u shpreh se edhe para se të ndryshohej Kodi Zgjedhor selia parti do garonte me listën e vet, ndërsa tashmë pas ndryshimeve “opozita do të bëjë maksimalizimin e votës së saj me format dhe mënyra që po i çojmë drejtë konkludimit me të gjithë aleatët”.
Si do bëhet i mundshëm rotacioni me 25 prill? A ka një rakordancë mes PD dhe LSI se si do të futen në zgjedhje? Teknikisht me një listë apo me dy lista?
Basha: Opozita do të jetë e bashkuar në zgjedhje! Opozita është e bashkuar dhe do të paraqitet e bashkuar për t’i dhënë formë dhe përmbajtje aspiratës së shqiptarëve për ndryshim. Për të ndëshkuar dështimin me emrin Edi Rama. Edhe me sistemin siç ishte para se Edi Rama të fuste duart prapë secili do garonte me listën e vet. Edhe me ndryshimet që ka bërë opozita do të bëjë maksimalizimin e votës së saj me format dhe mënyra që po i çojmë drejtë konkludimit me të gjithë partnerët tanë. Me LSI dhe aleatët e tjerë. Listat janë teknikalitete dhe ne nuk do të lejojmë që shumica e shqiptarëve që e duan ndryshimin të privohen nga e drejta për të votuar.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se opozita e bashkuar është fituese në çdo lloj sondazhi, duke thënë se Edi Rama do të largohet në 26 prill.
Ai tha se PD është në kuotat më të larta në 11 vitet e fundit, ndërsa shtoi se sfida e opozitës nuk ëhstë me Ramën, por me qytetarët.
“Nuk kam ardhur këtu të komentoj sondazhet. Partia Demokratike është në kuotat më të larta të 11 viteve të fundit dhe opozita e bashkuar është fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit që në këtë moment. Kemi edhe sondazhe të tjerë. Është sondazhi i largimit masiv të shqiptarëve. Por ne sfidën nuk e kemi me Edi Ramën, por me qytetarët. Nese zgjedhjet do të mbaheshin sot apo nesër, Edi Rama do të ishte i larguar”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



