E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha ironizon Berishën dhe dhëndërin e tij: U nisën për të hipur në pushtet, hipën mbi makinën e time
Lajme

Basha ironizon Berishën dhe dhëndërin e tij: U nisën për të hipur në pushtet, hipën mbi makinën e time

Lulzim Basha ironizoi gjestin e Jamarbër Malltezit që hipi mbi makinën e tij në oborrin e Partisë Demokratike dhe deklaratat e Sali Berishës se po mbrohej nga policiët e Edi Ramës.

“Më njoftuan se ka pasur një dëm ndaj makinës që merr me qira PD për kryetarin e saj. Por, të thërrasësh referendum me premtimin se do të hipesh në pushtet demokratët dhe hipën në makinën e kryetarit të PD, kjo është tallje e madhe me demokratët”, tha Basha.

Basha tha se Sali Berisha mund të hyjë sa herë që të dojë në selinë e Partisë Demokratike, por ai është i shkarkuar. “Nesër mund të thërrasë një referendum për shkarkimin e sekretarit Blinken, të presidentit Joe Biden e kështu me radhë”, u shpreh Basha.

Më tej, Lulzim Basha ironizoi deklaratat e Berishës.

“Këta dy këtu (Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Rushaj) me maska, njëri është i RENEA-s dhe njëri është i Gardës. Ky këtu (Gjekmarka) është i RENEA-s, ky është i Gardës. Deklaratat janë qesharake. Herën e parë tha që kishte njerëz me armë, këtë herë RENEA, herën tjetër do të thotë që janë marinsa”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.