E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Ja vendimi i parë që do të marrim sapo të  vijmē në qeveri
Publik News

Basha: Ja vendimi i parë që do të marrim sapo të vijmē në qeveri

 

Basha tha se vendimi i parë që do të marrë sapo të vijë në qeveri është që shpenzimet e parave të shqiptarëve nuk do të shkojnë më për klientët e kryeministrit.

“Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish. Kjo vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive.

Një qeveri dhe një kryeministër nuk gjykohen nga llafet, por nga çfarë bën me taksat e shqiptarëve. Ky e ka bërë të qartë, edhe në kohën e pandemisë vazhdon vjedh madje e ka shtuar ritmin e vjedhjes, kur e kupton cdo hajdut kur e di që është dita e fundit

Vendimi i parë që do të marrim është që shpenzimet e parave nuk do të shkojnë për oligarkët dhe miqtë e kryeministrit, por do të shkojnë drejt për drejt te njerëzit.

Nuk ka më iluzione dhe shpresë që ky njeri mund të ndryshojë kurs. Kjo është arsyeja se të gjithë i kanë sytë nga ne”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.