Basha: Kemi marrë të gjitha masat ndaj agresorëve
Lulzim Basha deklaroi se ka marrë të gjitha masat që të përballet me ata që i quajti agresorë të Sali Berishës që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.
“PD ka marrë masa të përballet dhe tu tregojë vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj. Shqipëria nuk mund të turpërohet duke prodhuar një ngjarje të shëmtuar antiamerikane në selinë e PD-së dhe as demokratët nuk ja kanë borxh Sali Berishës kundërvënien përballë njëri tjetrit që ai nxit dhe provokon prej dëshpërimit të tij. PD nuk mund ta mbajë e nuk ka për ta mbajtur këtë turp”, tha ai.
Lulzim Basha mbylli çdo derë bashkëpunimi me Sali Berishën, por mban hapur atë për demokratët që e kanë ndjekur pas ish-Kryeministrin.
“Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë, jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



