E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha kërkon sërish zgjedhje të parakohshme: E vetmja rrugë për daljen nga kriza
Uncategorized

Basha kërkon sërish zgjedhje të parakohshme: E vetmja rrugë për daljen nga kriza

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha e vetmja zgjidhje për daljen nga kiza është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe vendore në të njëjtën ditë.

“Nuk ka asnjë alibi për opozitën dhe shqiptarët për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet vendore kushtetuese në një ditë si e vetmja rrugë për daljen nga kriza. Do marrim hapat e nevojshëm si opozitë për zgjidhjen  krizës që po shkatërron shpresën e shqiptarëve”, tha Basha.

Më tej krye demokrati u shpreh se qeveria po e përdor shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore për t’i hedhur hi syve faktorit ndërkombëtar.

“Shtyrja e afatit të komisionit të Reformës zgjedhore është për ti hedhur hi syve shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar. Opozita nuk e mbështet shtyrjen për kalendat greke të Reformës zgjedhore. Javën e ardhshme opozita do të paraqesë propozimin e plotë për reformën zgjedhore. Për opozitën propozimet do jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit”.

Më tej, Basha theksoi se PD prej dy muajsh është shprehur e gatshme për zgjidhjen e krizës nëpërmjet dialogut, por është refuzuar nga Rama.

“Domosdoshmëria e zgjidhjes së krizës. Prej më shume se 2 muajsh opozita ka shprehur gatishmërinë për të kontribuuar përmes një dialogu transparent për një reformë zgjedhore dhe zbatimin e saj siç e kërkon Bundestagu.  Prej më shumë se 4 muajsh Rama e ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar të ofruar se paku në 8 raste nga afati ndërkombëtar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.