E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha kthen vemendjen te Teatri Kombëtar
Publik News

Basha kthen vemendjen te Teatri Kombëtar

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka kthyer vëmendjen nga Teatri Kombëtar.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ai shpreh mirënjohjen për qytetarët që nuk lejuan shembjen e godinës së Teatrit, pasi ai është shpallur nga organizata prestigjioze Europanostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

Basha deklaron se trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.

Postimi i plotë:

Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze @europanostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për @perteatrin dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.

Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë. Falemnderit @europanostra, falemnderit @perteatrin dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të TK

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.