E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Kush i ka bërë presion prokurorëve që të mos arrestojnë Vangjush Dakon?! Provat janë në dosjen 339!
Politikë

Basha: Kush i ka bërë presion prokurorëve që të mos arrestojnë Vangjush Dakon?! Provat janë në dosjen 339!

Pyetja sot është përse nuk arrestohet Vangjush Dako? Kush ka ndërhyrë? Kush ka bërë përpjekje prokurorëve për të mos e arrestuar Vangjush Dakon? A po hidhen miliona për të mos e arrestuar Vangjush Dakon?” – Këto ishin pyetjet që ngriti në vijim para gazetarëve, kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili theksoi se cili ishte dallimi i kësaj daljeje sot para mediave nga ato të herëve të tjera:

“Vangjush Dako figuron si person kyç i bashkëpunimit me bandën e Avdylajve dhe banda të tjera në Durrës ku me para me shantazhe me deklarimin e zonave të tëra në Shijak ku nuk mund të hyjë opozita, të japë favore dhe madje të lirojë nga burgu. Ju kujtohet Lul Berisha, apo jo?

Dioferenca apo e reja në këtë dalje timen sot është se këto figurojën si prova zyrtare në dosjen hetimore 339. Ka hetime në të gjithë Shqipërinë ku zyrtarët e Edi Ramës, kryebashkët janë kapur ën pazare për blerjen e votave veçanërësisht për zgjedhjet e vitit 2017.

Qëndrimi i opozitës ëhstë i qartë dhe unik: nuk mund të pranojmë ne që partnerëve kriminela të nxirren nga thesi një a dy persona si koka turku pasi kjo është një aferë ku janë ëprfshirë të gjitha kokat e rilindjes.

Këto janë për të larguar vëmendjen nga kryesorja: pyetja është pse nuk arrestohet Vangjush Dako? Kush ka ndërhyrë? Kush i ka bërë presion, prokurorëve për të mos arrestuar Vangjush Dakon? A po bëhen përpjekje, a po hidhen miliona, apo ushtrohet presion politik për të shkatërruar provat që çojnë në arrestimin e Vangjush Dakord, por edhe të ministrave t të përfshirë në pazare me bandat për të siguruar vota të paligjshme për PS-në?!  “

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.