Basha: Ky nuk është parlament, vendi është në kthetrat e mafias
Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur për mediat pas ndërprerjes së seancës parlamentare dhe përplasjes së opozitës me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, i cili nuk e lejoi opozitën të fliste për ekstradimin e Nezar Seitit, financierit të bandës së Habilajve.
“Vendi është në kthetrat e mafias, – tha Basha. – Ky nuk është më një parlament, por pengesa kryesore për avancimin e shqiptarëve në udhëtimin e tyre europian.”
Skandali më i madh ën 27 vjet është histori është rërmbimi i Nezar Seitit, njeriut që ka mbajtur shënim sa para janë dhënë për Tahirin dhe Ramën dhe që i cili sipas vetë pohimeve të familjeve të tij ishte bërë gati të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë duke i dhënë çështjes së Habilajve zgjidhje vendimtare dhe duke mos i dhënë Ramës alibi për mosarrestimin e Tahirit dhe duke zënë peshkun e parë të madh.
Por mafia në pushtet e ekstradoi me qëllimin për të mbrojtur kupolën mafioze në pushtet. Sot opozita kërkoi fjalën e Rama u fsheh si para shqiptarëve në 27 janar. Kërkoi fjalën për ta përballur Ramën me këtë skandal më të madhin në 27 vite. I rëndë është bashëpunimi i Xhafajt me bandat e drogës, por më i rëndë është ky skandal ku gjykatat, ministria, interpoli, Policia janë bërë bashkë për t’i mbyllur gojën ëktij skandali. Vendi është në kthetrat e mafias. Ky nuk është më një parlament por pengesa kryesore për avancimin e shqiptarëve në udhëtimin e tyre europian.
Më 27 janar shqiptarët treguan se kishin vendosur ta marrin në dorë fatin e tyre. Vendi sot është në duart e një bande kriminale siç është dëshmi, rrëmbimi i dëshmitarit kyç.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



