E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha lë shumë pas në audiencën live kryeministrin Rama
Publik News

Basha lë shumë pas në audiencën live kryeministrin Rama

Basha i entuziazmuar pas emisionit, s’fsheh emocionet dhe falenderon shqiptarët që e ndoqën.Në fakt  kishte audiencë shumë të lartë se Rama në ‘ Real Story’.

Memet  nuk kanë munguar në lidhje me audiencën e ulët të Ramës.

Dmth gjithe kto dite Rama’zoni paska qene duke i bo reklame Lulit, se ndryshe nuk ka shpjegim. /Brryli B

Kryetari i PD-së Lulzim Basha si rrallë herë ka reaguar pas një emisioni televiziv, duke falenderuar shqiptarët që e ndoqën.

Mesa duket, Basha ka dalë i kënaqur nga emisioni i kësaj të enjteje, teksa e kanë informuar për shikueshmërinë e lartë që ka patur. E parë kjo si një “betejë” ndërkohë që në një tjetër emision dhe në të njëjtën orë ishte kryeministri Edi Rama, Basha është lumturuar që e ka fituar. Të paktën në rrjetet sociale, shikueshmëria te Basha ka qenë disa herë më e lartë.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme pas intervistës time sonte në OPINION. Së bashku ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, ka shkruar Basha menjëherë pas emisionit.

Vlen të kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, Basha ka qenë në qendër të një futrune akuzash ndaj tij, akuza të rënda dhe me ndjeshmëri të lartë në publik, siç janë ato për hetimin e UÇK-së.

Basha shpesh e ka shmangur një përgjjigje shterruese për këto akuza, e mesa duket kjo ka ndikuar që shqiptarët të jenë gjithë “sy e vesh” për të dëgjuar çfarë ka patur për të thëmë mbi këtë çështje, në kontrast me intervistën e Ramës, ku vëmendjen më të madhe e ka marrë tema e “mërzitshme” e pandemisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.