E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha mbylli Kuvendin, Berisha referendumin/ Vjen mesazhi nga ambasada e SHBA
Lajme

Basha mbylli Kuvendin, Berisha referendumin/ Vjen mesazhi nga ambasada e SHBA

Pas një ditë të gjatë me aktivitete nga dy palët e Partisë Demokratike, ka ardhur dhe një mesazh nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot Kuvendin Kombëtar ndërsa Sali Berisha organizoi referendumin për shkarkimin e lidershipit të selisë blu.

“Samiti për Demokracinë mund të ketë mbaruar, por puna jona sapo ka nisur. Së bashku ne po nisin: partneritete për të forcuar bashkëpunimin midis demokracive; mjete të reja për llogaridhënie dhe transparencë; një pozicion për të koordinuar përpjekjet botërore kundër korrupsionit,” shkruan ambasada e SHBA-së.

Megjithatë “lufta” brenda PD, për ditën e sotme ende nuk ka përfunduar.

Sali Berisha ka thirrur një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike për në orën 20:00.

Ndërkohë, në godinën e kësaj partie ndodhet Lulzim Basha që mbledh në orën 20:00 kryesinë e partisë.

Basha tha se nuk e njeh referendumin e organizuar nga Berisha këtë të shtunë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.