Basha: Me vendimin e 17 majit, Edi Rama hodhi në erë besimin tek zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur edhe njëherë vullnetin e tij për të dhënë fund qeverisë Rama, e cila sipas tij do të vijë nëpërmjet votës së lirë.
Në përfundim të protestës, në një prononcim për mediat, lideri i opozitës pohoi se ditët në vijim PD dhe opozita do të vijojë me hapat e mëtejshëm për një nga kërkesat e kahershme, siç janë zgjedhjet e parakohshme.
“Opozita ka një qëllim që ti japë fund menjëherë padrejtësisë. Kjo padrejtësi ka një emër; Edi Rama. Ne kemi bashkuar të gjitha forcat tona anë e mbanë Shqipërisë, me një projekt ndryshimi në gjithë Shqipërinë, që rrjedh me ndryshimin. Edi Rama është investuar të ndal investimin, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ai e provoi në 17 maj se s’ka zgjidhje të lira dhe të ndershme. Kjo i jep forcë kërkesës tonë për zgjedhje të lira, një apel të painjorueshmë. Ditët në vijim do të përvijojmë hapat e mëtejshëm që synimi i kahershëm që t’ju jepet shqiptarëve liria e votës. Që ajo të realizohet një orë e më parë, që t’i drejtohen kutive të votimit. Të shporrim me votë një hajdut kriminel dhe ordiner, me voten plebishitare”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



