E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha mesazh  për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës
Publik News

Basha mesazh për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës

Kryetari i PD Lulzim Basha ka kujtuar datën 20 shkurt e cila ka hyrë në historinë shqiptare si dita kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Në një postim në rrjetet sociale, lideri i demokratëve thotë se sot kjo ditë kujtohet me krenari pasi shqiptarët mposhtën frikën.

 

Ndërsa duke e lidhur me aktualitetin politik, në mesazhin e tij Basha nënvizoin: “çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa”.

POSTIMI I PLOTE

20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.

Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.

20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa.

foto e publikuar ne Facebook nga Basha bashkangjitur postimit

foto e publikuar ne Facebook nga Basha bashkangjitur postimit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.