E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha mesazh të fortë për Berishën: Jo struktura paralele. Do të zbatoj statutin për shkeljen e vendimit të Kryesisë
Politikë

Basha mesazh të fortë për Berishën: Jo struktura paralele. Do të zbatoj statutin për shkeljen e vendimit të Kryesisë

Lulzim Basha paralajmëroi gjatë takimit me kryetarët e degëve të PD se do të zbatojë statutin ndaj kujtdo që ka shkelur vendimin e Kryesisë,  përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

Kryedemokrati tha po ashtu se nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit, PD do të dalë më e bashkuar, dhe partnere e palëkundur me SHBA-të dhe BE-të,

“Do të bëjë Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD. Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtim i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjen në Statut. Dhe do të zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë e partisë, fatin e ka të caktuar nga Statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi të tjerët”, u shpreh Basha në mbledhje.

“Kuvendi i 18 dhjetorit, bashkim i demokratëve”, Basha me kryetarët e degëve të PD: Beteja me njëri-tjetrin i shërben vetëm Ramës

Në mbledhjen me 71 kryetaret e degëve të PD, kryetari i PD, Lulzim Basha theksoi si detyrë kryesore është që partia të dalë e bashkuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit, bëjnë me dije burime për “Panorama.al”.

Qëllimi kryesor është vazhdimi i betejës kundër Ramës, ka theksuar kryedemokrati në fjalën e tij.

“Rama është kundërshtari ynë i përbashkët, pavarësisht çfarë mendojnë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri-tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave të tij, që i po i bëjnë gjithçka që beteja mes nesh të çojë në një ndarje të partisë. Ju jeni dëshmitarë të kësaj”, -tha Basha.

Kujtojmë që Partia Demokratike është përfshirë nga debate të brendshme, pasi Basha dhe Berisha kanë shpallur dy data të ndryshme për Kuvendin Kombëtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.