Basha: Meta vjen me daulle në Kukës, nuk i ka mbetur gjë tjetër veç estradës
bashaKryetari i PD-së, Lulzim Basha në një takim që zhvilloi me banorë të Kukësit, nuk i kurseu akuzat ndaj LSI-së, dhe ish-kreut Ilir Meta.
Basha tha se qeveria është pa bilanc, prandaj Rama përdor ‘timonin’ si kryefjalë, ndërsa Meta sipas tij bën estradë.
Keq i ka punët me cdo shqiptar, akoma më keq me Kukësin, i shmanget përballjes kudo, sepse nuk ka asnjë bilanc pozitiv këto 4 vite, asnjë fjalë të mbajtur ndërsa mesa kuptova sa i përket Kukësit s’paska ardhur, megjithëse ne e bëmë rrugën, kandidaturat i paska lënë në Mirditë për Kukësin. Edhe në Mirditë s’bëjnë dot hajër se kemi burra dhe gra të mira ne në listën e Mirditës. Rruga ka mbaruar, Rama i la kandidatët në Mirditë.
I ka ngel makina pa motor dhe me nje timon në Mirditë dhe s’i vjen dot në Kukës, nuk del dot nga garazhi, ka 10 ditë në fushatë, ku palët duhet të bëjnë bilancin, a e keni dëgjura Ramën të bëjë bilanc? Ja kam thene para 5 ditesh qe sdo leje gje pa bere vetëm ta heqi vëmendjen nga papunësia, po bën karikatura me elefante e me zebra, basketboll…Se ai tjetri erdhi me daulle dje e pate besoj, ky tjetri do kercejë se s’i ka ngele gjë tjetër tani, estradë…Kjo është e vërteta e dhimbshme dhe cinike e një njeriu që nuk guxon të hape gojën për papunësinë”, u shpreh Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


