Basha ndalet tek bizneset e Njesisë Nr.1: Rënie e fuqisë blerëse në 70% të tyre, tatimorët vërsulen për të vënë gjoba
Kreu demokrat pa nga afër gjendjen e tyre, dhe përmes një video komunikimi në facebook, tha se hapja pas pandemisë i ka gjetur me rënie drastike të xhiros, ndërsa në këtë situatë tha janë 70% e sipërmarrjes në Shqipëri.
“Inspektorëve, tatimorëve që edhe në këto kohë e kanë mendjen të gjobisin bizneset e vogla shqiptare i bëj thirrje të ndalen. Në dyqane ka rënie të tmerrshme të xhiros, ka nga ata që më tregojnë se e mbyllin gjithë ditën pa asnjë klient. Kjo është gjendja e 70% të sipërmarrjes në Shqipëri. Ka rënie totale të fuqisë blerëse, njerëzit nuk kanë lekë të blejnë ushqimet e përditshme”,- tha Basha.
Sipas Bashës, Rama edhe në këtë kohë pandemie zgjodhi të paguajë një grusht oligarkës, ndërsa harroi qytetarët.
“Kjo qeveri dhe ky kryeministër treguan se edhe në kohë krize nuk kanë pasur njerëzit e thjeshtë dhe sipërmarrjen, por oligarkët. Kjo është skandaloze dhe kriminale, aq sa qytetarëve, aq iu kanë dhënë edhe oligarkëve nga buxheti i shtetit. Kryeministri ka propagandë, gënjeshtra, mashtrime, gjurmon si hajdut dhe spiun bizneset, i intimidon se thonë të vërtetën. Kjo nuk është sjellja e një kryeministri. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth i gjatë, buxheti dhe taksat duhet të shkojnë te shqiptarët, te nxitja e konsumit”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



