E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha-ndërkombëtarëve: Shqiptarët as nuk hanë e nuk pinë në Rogner
Politikë

Basha-ndërkombëtarëve: Shqiptarët as nuk hanë e nuk pinë në Rogner

Gjatë një deklarate të mesditës së sotme, kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur sërish ndërkombëtarëve.

Gjatë komunikimin e sotëm me mediat, kryetari i opozitës, Lulzim Basha dha edhe një përgjigje dhe për ndërkombëtarët të cilët ishin kundër qeverisë tranzitore dhe djegien e mandateve.

‘Në vendet e tyre nëse qeveria kapet duke vjedhur votat ikën qeveria dhe personat përgjegjës shkojnë në burg.

Kjo ndodh në çdo vend të Europës ku emigrojnë shqiptarët. Detyra jonë është që këto standarde t’ia garantojmë shqiptarëve në vendin tonë.

Nuk do pranojmë asgjë më pak pavarësisht se vjen kërkesa nga njerëz të painformuar apo nga njerëz që bëjnë touch down dhe kthehen në vendet e tyre.

Shqiptarët nuk hanë e pinë në pritje luksoze në Rogner. Nuk hanë e pinë në përfaqësi diplomatike por jetojnë në kushte të vështira’,tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.