E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha ndez një qiri te ‘Lëndina e lotëve’: Korça po i prin ndryshimit
Publik News

Basha ndez një qiri te ‘Lëndina e lotëve’: Korça po i prin ndryshimit

“Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve. Në hyrje të Pogradecit, tek fytyra e rinisë që më kishte në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin, anembanë e ndiej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. E di që e keni ndrydhur brenda zemrës, dëshirën për ditën që po afron. Dhe ju nuk e përmbani dot dëshirën për ndryshim. Një ndryshim rrënjësor që e prisni prej kohësh, një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju simbol i qytetarisë. Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë ndalesën e radhës në një vend të veçantë për qytetarët korçarë. Basha ka hyrë në vendin e quajtur ‘Lëndina e lotëve’ që për qytetarët korçarë ka konceptin e ndarjes së qytetit me ata që emigronin.

Në këtë vend, për vite me radhë, kanë ndezur qirinj, mes lutjeve dhe shumë lotëve, për fëmijët e tyre që niseshin për emigrimin.

Këtë ritual e kreu dhe Basha, duke ndezur një qiri, për një nga problemet që vazhdon të jetë aktual edhe për ditën e sotme, siç është dhe emigrimi. Basha në daljet e tij publike në fushatën elektorale, ka nënvizuar faktin se një nga plagët që po vuan sot vendi është largimi i të rinjve nga Shqipëria.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.