Basha në Kavajë: Mos hyni në banesat e dëmtuara
Kryetari i Partisë Demokratikë ka qenë gjatë ditës së sotme në Kavajë ku ka takuar qytetarët e prekur nga termeti.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Kavajës ku po inspekton nga afër banesa dhe pallate, të cilat kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.
Pjesë nga biseda e Bashës me banorët:
Qytetari: Po flemë nëpër makina. Na vjen keq për vëllezërit dhe motrat, Shyqyr zotit kemi shpëtua gjallë, Kemi marrë njëri-tjetrin dhe e kemi nxjerrë jashtë. Rrimë nëpër lokale. presim ekspertët të na thonë çfarë të bëjmë”-tha qytetari.
Basha: Erdha nga Elbasani, miqtë tanë atje kanë hapur vende nëse keni nevojë. Jeta është mbi të gjitha. Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



