E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në Mat:  Rrugën e zhvillimit po e bllokon Edi Rama
Politikë

Basha në Mat: Rrugën e zhvillimit po e bllokon Edi Rama

Në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Mat, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se largimi i Edi Ramës është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndryshimit politik dhe zhvillimit ekonomik.

“Do të vazhdojmë me denoncimet dhe  me protestat, si mjet për një nga qëllimet e pandryshuara të opozitës: zgjedhje të parakohshme parlamentare me qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër dhe zgjedhje lokale legjitime në një ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.”- u shpreh kreu i opozitës në Mat.

 

 

fb22c02e-12d7-4d05-87d0-5a613d852f72

Basha theksoi se për këto është e nevojshme një reformë elektorale që, sipas tij, do t’i shërbejë qytetarëve, jo partive apo kryetarëve të partive.

“Reforma do të përmbushë zotimin që kemi marrë para njerëzve që parlamenti i ardhshëm të burojë nga qytetarët dhe t’u shërbejë qytetarëve, jo të jetë shërbëtor i oligarkisë dhe krimit që vjedhin shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. Vjedhin buxhetin, vjedhin taksat, vjedhin pasuritë, vjedhin me koncensione, vjedhin bregdetin, vjedhin minierat, vjedhin naftën, vjedhin trojet publike siç është afera e Teatrit Kombëtar. Pastrojnë paratë e pista të krimit. Prandaj, na duhet një parlament që buron nga vota e qytetarëve dhe që mban përgjegjëse qeverinë për zbatimin e ligjit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.”- theksoi kreu i opozitës.

ddd8b4d0-32cb-49c2-a511-5ac66a0ed05c

Sipas Bashës Shqipëria e ka jetik ndryshimin, pasi me këtë qeveri jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk përfiton nga mundësitë e jashtëzakonshme të krijuara nga revolucioni teknologjik dhe turizmi.

“Rrugën e zhvillimit po e pengon dhe e po e bllokon Edi Rama. Hajdutëria e tij, babëzia e tij, pakti me oligarkët, janë arsyet se pse vendi është varfëruar, pse buxheti i shtetit nuk shkon në shërbim të qytetarëve, por vidhet për t’i shërbyer Edi Ramës dhe klikës së tij, pse pasuritë e pafundme të Shqipërisë,  në vend që të shërbejnë për mirëqenien e njerëzve, pasurojnë një grusht oligarkësh dhe varfërojnë pjesën tjetër të vendit.” – argumentoi kreu i opozitës.

99ca8159-a6d6-4065-b618-40803c28a853

Ndër të tjera Basha theksoi se largimi i Ramës është urgjent dhe varrosja përfundimtare e këtij modeli, është detyra e PD si forcë politike.

“Tek Partia Demokratike shqiptarët kanë jo vetëm një opozitë të fuqishme, të rreshtuar në krahun e interesit qytetar, por edhe një alternativë qeverisëse për njerëzit dhe jo oligarkët e kriminelët.”- u shpreh Basha.

89ebd16c-8727-4152-b288-1ccff4c762a52ae852f4-adbb-45f5-86b1-f8c3e14f70b0

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.