E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në  Shushicë të  Elbasanit takon  banorët….
Lajme

Basha në Shushicë të Elbasanit takon banorët….

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka shkuar sot në fshatin Shushicë të Elbasanit, ku është takuar me fermerë. Basha vetë me video e ka filmuar takimin me fermerët e zonës, “një nga zonat më punëtore të Shqipërisë”, siç i quan.”Jemi në tokat e Rexhep Koçit”, tregon Basha.

Ky është një plantacion pjeshkësh, që më të përpara ishte vresht. Por, që siç do të na e thotë vetë Rexhepi, që nuk ia dilte dot me vresht, për shkak të konkurencës së padrejtë në treg me prodhimet e importit dhe të faktit se këtu, ndonëse ka 16 vjet që komuna drejtohet nga të majtët…Kaq apo jo?! 16 vjet…”

“Jo, 20 vjet,” –  ndërhyjnë banorët.

Basha: “…nuk ka pasur asnjë investim në infrastrukturën bujqësore, asnjë investim në rrugën e fshatit. Sapo erdhëm nga rruga që ishte copë-copë. Subvencione nuk ka për bujqësinë, por ka diçka: taksat paguhen një më një, karburanti me çmimin më të lartë. Pa asnjë rimbursim, taksa e karburantit e plotë, uji e energjia lek më lek…I paguani apo jo?!”

“Po, po”, reagojnë banorët.

Basha: “…por nuk marrin mbrapsht asnjë investim nga shteti. Ajo që kanë marrë është një braktisje nga shteti.”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.