E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në zonat e përmbytura në Darzezë,Fier
Lajme

Basha në zonat e përmbytura në Darzezë,Fier

Kreu demokrat Lulzim Basha ka vizituar zonat e përmbytura në qarkun e Fierit, duke ndaluar fillimisht në Darzezë. Në këtë fshat lëvizja e banorëve bëhet vetëm përmes varkave, pasi përmbytjet kanë shkatërruar tërësisht rrugën.

Basha përgëzoi pjesëtarët e Forcave të Armatosura që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së përmbytur dhe pjesës tjetër të Fierit. Ai u shpreh se është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura.

“Në Darzezë, në Fier, futja në fshat ishte e pamundur. Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrimi i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka.

Përgëzova ushtarët që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së permbytur dhe pjesës tjetër të Fierit.

Kryebashkiaku Armando Subashi më njohu me masat e marra për shpëtimin e njerëzve.

Tani që rreshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura”, shkruan Bashan ë një postim në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.