Basha nga Elbasani: Të dielën, 25 prill është dita të ndryshojmë të ardhmen tonë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim përmbyllës të fushatës në qytetin e Elbasanit.

Me praninë e qytetarëve të shumtë, kreu demokrat theksoi se 25 prilli është dita e ndryshimit për të ardhmen e vendit tonë.
Ai shtoi ndër të tjera, se fitorja e Partisë Demokratike, do të thotë fitore për qarkun e Elbasanit, e të gjithë Shqipërinë.
Tetë vite, tetë vite dimër marrin fund ditën e diel. Këtu jemi mbledhur si asnjëherë që nga kjo zemër e kombit të ushtojë në mbarë shqipërisë thirrja që buron nga zemra e çdo elbasanasi, ndryshim, bashkë për ndryshim, fitore! Fitore e çdo banori të këtij qarku fisnik, nga Përrenjasi në Gramsh, nga Librazhdi në Cërrik, nga Dumreja në Peqin. Këtu në zemrën e qarkut, Elbasanin e fisnikërisë.Bashkë erdhëm afër, bashkë ëndërruam të paimagjinueshmen dhe sot është realitet. Tuneli i Kërrabës, Tirana dhe Elbasani janë bashkë dhe afër më shumë se kurrë, më shumë se në të bukurën ëndërr. Bashkë ëndërruam dhe bëmë të vërtetë një nga dy investimet më të mëdha të dekadës, Kaskadën e Devollit. Dhjetëra mijëra familje të punësuara. Bashkë shtruam rrugën e zhvillimit e të infrastrukturës, kudo anembanë Elbasanit. Vepra të tjera i lamë gati për t’i përfunduar, si rruga e Qukë-Qafë Plloçë. Por 8 vite me radhë, 8 vite dështime, i lanë këto projekte përgjysmë, i mbushën shtëpitë me të papunë dhe i zbrazën nga shtëpitë të rinjtë. 8 vite vuajtje, padrejtësi, dhunë. Më 25 prill, elbasanasit do të votojnë për qetësinë e familjeve të tyre, për paqen në zemrat e prindërve, për sigurinë e fëmijëve të tyre, për punësimin e nënave dhe baballarëve dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në një model arsimi për rininë”, u shpreh Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



