Basha nga Vlora insiston : Po kthe një përgjigje mor burrë i dheut mos ki frikë,për debatin televiziv?!
Kreu i PD iu drejtua Ramës duke i thënë që të bëjnë debat në sheshin e Flamurit në Vlorë, në qytetin ku është deputet.
“Fushata nesër hyn në ditën e 5 apo 6. Keni dëgjuar ditë për ditë lloj llloj fabulash nga Edi Rama. Edhe sot merrej me cdo gjë. Me qen e me mace, me yje, me Gridën, me Saliun, ekipin tonë fitues e ka merak të veçantë. Me një gjë nuk po merret, dhe kjo është pyetjet më të rëndësishme. Ku i ke 300 mijë vendet e punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ku i ke cmimet e ulëta? Vjen tani në fushtë dhe mendon se do tja hedhë pa këto premtime. Do ta lini ta bëjë këtë fushatë pa ju treguar pse premtoi punësim në këtë qytet dhe mbylli vende pune.
Nga këtu, nga Vlora, Edi Rama të përsëris ftesën dhe thirrjen për debat televiziv. Eja të dalim para shqiptarëve, ti bilancin tënd, unë bilancin tim. Le të na gjykojë Shqipëria. Le ta bëjmë debatin e parë këtu meqë je deputet i Vlorës, këtu në këtë shesh. Në sheshin e flamurit të ftoj ta bëjmë debatin e parë televiziv elektoral. Ka 5 ditë që e ftoj në debat dhe as nuk ndihet fare. Po kthe një përgjigje mor burrë i dheut mos ki frikë. Unë e di pse ke frikë, sepse s’ke asnjë mënyrë për t’u shpjeguar para shqiptarëve për ato që the dhe nuk bëre”, u shpreh Lulzim Basha nga Vlora.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


