Basha nga Vora: Në vend të marrë masa, kryeministri bën palaçon nëpër ekrane
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se plani me 5 pika i prezantuar prej tij gjatë ditës së djeshme, nuk është programi elektoral, por ai i përballimit të situatës për këto 6 muaj të mbetur të qeverisë siç thekson.
Basha thotë se shifrat e papunësisë janë galopante dhe se qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme për të ndihmuar biznesin.
Gjatë një vizite në disa fasoneri në Vorë, kreu i PD-së tha se kryeministri me gjuhën e tij vulgare nuk mbush dot tavolinat bosh të shqiptarëve.
Basha: Sa i përket ekonomisë, drejtimi kryesor është fuqizimi i biznesit dhe i sipërmarrjes. Ky sektor është lënë pas dore sepse paratë shkojnë në çdo drejtim tjetër përveç tyre. Një drejtim tjetër është rimarrja në punë e atyre që janë hequr. Plani që kemi shpalosur këtë javë nuk është programi ynë elektoral.
Është plani për këto 6 muaj të fundit të kësaj qeverie, duam apo s’duam ne drejtimin e ka akoma një njeri, i cili në vend të marrë masa, vazhdon të bëjë sharlatanin apo palaçon nëpër ekrane. Sado të merret dhe të shajë me gjuhë vulgare një të vërtetë nuk e mbulon dot.
Tavolinat e shqiptarëve janë boshatisur për shkak të politikave të tij, xhepat e shqiptarëve janë boshatisur për shkak të çuarjes së parave në grushtat e një kaste të vogël oligarkësh dhe sipërmarrja shqiptare po vuan.
75% e biznesit nuk nxjerr më fitim dhe kjo reflektohet tek shifrat galoponte të papunësisë që janë shumë më të larta se gënjeshtrat që prodhon ditë për ditë makineria e propagandës. Plani i rimëkëmbjes antikovid nuk është plani ynë elektoral, por thirrje për qeverinë që të lërë palaçollëqet. Janë afro 100 mijë të papunë dhe jo 50 mijë siç thonë shifrat zyrtare.
Duhet të kemi një mekanizëm frymëmarrje për biznesin. Paratë të mos zhduken në xhepat e klientëve të qeverisë. Këto 6 muaj do jenë edhe më të vështirë. Gabimet u bënë, po të paktën të mësohet, se nuk po paguan as Rama as ministrat sheikë, po shqiptarët, sipërmarrësit, njerëzit punëtorë.
Nuk është koha për palacollëqe e sharlatanizëm, nuk i hedh sy njeriu duke sulmuar nga mëngjesi në darkë duke sulmuar opozitën. Njerëzit nuk po futen as në listën e dyqaneve.
Sot dhe dite për dite nuk do lodhem se perserituri qe nuk ka kohe për sharlatanizma por për te mare përgjegjësi sepse vendi është ne krize dhe tryezat e shqiptareve janë bosh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



