Basha njofton për takime me të rinjtë e PD
Ish-kreu i dorëhequr i PD i cili në gjykatë figuron si kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha po përgatitet për të zhvilluar një tur takimesh dhe analizash me mbështetës dhe përkrahës të tij.
Basha do të zhvillojë një takim me të rinjtë e FRPD-së në një hotel në Tiranë.
Lëvizja e mëparshme e Bashës që tregonte rikthimin e tij ishte ndryshimi i fotografisë në rrjetet sociale, ku vendosi logon e PD-së së vulës.

Basha po shpreson të rikthehet në krye të PD-së duke mbajtur vulën, megjithëse nuk ka as mbështetës sa Berisha dhe kjo u pa edhe zgjedhjet vendore të 14 majit.
Skenari i tij është i qartë të komtrollojë sa më shumë strukturat e PD me qëllim që të rikthehet aktiv në politikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



