E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nuk do që një grua të jetë deputete
Lajme

Basha nuk do që një grua të jetë deputete

PD ka paguar një gjobë për mosrespektimin kuotave gjinore në parlament, sërish ligji elektoral për pjesën e barazisë gjinore e detyron PD-në që të ketë një grua deputete, pas largimit të një burri nga lista.

Dhe rasti është pikërisht ai i Beratit ku edhe pse Astrit Veliaj është i dyti në listë, sërish mundësinë për ta marrë mandatin e ka një grua pjesë e listës, e madje në këtë rast janë dy. Përkatësisht Juvina Jani që është e 6-ta në listë dhe Monika Qosja e 7-a. Ndërsa Juvina Jani dha dorëheqjen që në momentin e parë që iu kërkua nga zyrtarët e lartë të PD-së, Monika Qosja nuk e ka pranuar kërkesën deri paraditen e sotme dhe fundjava ka qenë e gjatë për dhe “negociatave” që u është nënshtruar me qëllim që t’i hapte rrugë Astrit Veliajt. Në këtë mënyrë PD, zbatoi të njëjtin plan si 4 vite gjysmë më parë, ku për ti hapur rrugë futjes në parlament të Mëhill Fufit, u zhvilluar “negociata” me dajën e Aleksandër Frangajt, Vasil Bicin që ai të tërhiqej. Burimet thanë asokohe se negociatat asokohe nuk ishte aspak “ortodokse” dhe zërat shkuan deri aty sa u përfol deri edhe për kërcënime fizike në adresë të kandidatit Bici.

Ndërsa një ngjashmëri për rastin të Astrit Veliajt, e gjejmë në vitin 2013 me listën e Partisë Socialiste në Lezhë. Asokohe PS fitoi në Lezhë vetëm 2 deputetë, Mimi Kodhelin dhe Armando Prengën. Pas tërheqjes së Mimi Kodhelit nga mandati për shkak se ajo u emërua Ministre e Mbrojtjes, dhe parimisht asokohe sipas ligjit për barazinë gjinore, pavarësisht se i treti në listë ishte Arben Ndoka, deputetja e radhës duhet të ishte një grua dhe përkatësisht emrat në listë ishin ato të Mejreme Delishti dhe Mirela Nelit.

Asokohe, kryetari demokrat Lulzim Basha e denonconte kështu vendimin e Mejreme Delishit dhe Mirela Nelit për tu dorëhequr nga mandate në 24 janar të 2014-ës: “Katër gra socialiste u detyruan të japin dorëheqjen nga mandati i deputetit nën kërcënimin e dhunës më të egër që ka miratimin dhe bekimin e Edi Ramës. Kjo është një ditë e zezë për Kuvendin e Shqipërisë, për shoqërinë shqiptare, për gratë shqiptare, për bijtë dhe bijat e Shqipërisë. Kjo është një kambanë alarmi e paprecedentë për demokracinë shqiptare. Shqipëria e di dhe falë angazhimit tonë, bota mbarë do ta marrë vesh këtë demonstrim të pashembullt të forcës së krimit, mu në zemër të demokracisë dhe institucionit numër një të saj që është Parlamenti”,  tha Basha. Pyetja është po largimet e Juvina Janit dhe Monika Qosjes çfarë i bie të jenë sot?

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.