E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Nuk kam informacione që Donald Lu mbështeti Arta Markun
Lajme

Basha: Nuk kam informacione që Donald Lu mbështeti Arta Markun

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha të martën ka theksuar se nuk ka asnjë informacion që të mbështesë hipotezat që Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka mbështetur zgjedhjen e Kryeprokurores të Përkohshme.

Përgjatë një interviste në ‘Top Story’, Basha bëri me dije se OPDAT dhe Euralius bënë një gabim trashanik kur mbështetën një proces të tillë, pasi legjitimuan një shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“ Mosdenoncimi i drogës ishte gabim, ndërsa mbështetja e një kapjes së institucioneve nga një mazhorancë që është kapur në flagrancë në shtrat me krimin, do të ishte një gabim trashanik”, tha Basha.

Sipas tij, Kushtetuta nuk parashikon aspak një proçedurë të tillë, aq më tepër pazarin politik në zgjedhjen e Kryeprokurorit.

“Kushtetuta kërkon zgjedhjen e Kryeprokurorit me 3/5 e votave, çka do të thotë me konsensus. Kryeprokurori propozohet nga KLP, që sot nuk është ngritur, pra nuk kemi të bëjmë me një krizë politike, por Kushtetuese”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.