E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Nuk mund të qëndroj duarkryq!
Lajme

Basha: Nuk mund të qëndroj duarkryq!

U  kam dhënë mundësi kokave të nxehta që të ftohen

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi me gratë dhe vajzat në Tiranë është ndalur edhe tek situata në Partinë Demokratike. Ai solli sërish në vëmendje tërheqjen e tij një vit e gjysmë më parë, për të cilën tha se i dha mundësi “kokave të nxehta që të ftohen, por nuk pati asnjë reflektim”.

basha

Përballë kësaj siatuata, Basha u shpreh se askush nuk duhet të qëndrojë duarkryq, aq më tepër ai vetë që ndjen përgjegjësi.

Basha prezantoi edhe njëherë propozimet e tij që janë lista të hapura, vetting të politikaneve, por edhe kufizim i mandatit të kryeministrit.

“Në momentin që unë provova të lancoj këtë propozim të ndryshimeve të sistemit politik u ndesha me një mur të lartë. Sa më të forta ishin ndryshimet që kërkoja aq më shumë ngrihej muri për të mbrojtur interesa politike të çimentuara 33 vjeçare.

Në një vit e gjysmë kam bere gjithçka, kam sakrifikuar çdo gjë, por nuk e kam bërë për interesin personal. Edhe hapin pas para një vit e gjysme i kam dhënë mundësi kokave të nxehta të ftohen dhe të  dhe mos lejojnë që me duar tona të çojmë PD aty ku e do kundërshtari ynë politik.

Kam marrë përsipër baltet, sulmet, i vetëdijshëm që beteja jo vetëm që nuk behej për inertes personal, por edhe sulmet nuk bëheshin në vetën time personale, por për shkak të asaj që përfaqësoja.

Cila është rruga?

Të qëndrojmë duart kryq dhe të shpresojmë që do ti bëjë zoti më mirë?! Zotit duhet ti lutemi, por kjo nuk është strategji.

Nuk kam asnjë pishman sepse motivet e mia nuk kanë qenë personale. Pavarësisht kësaj nuk pati reflektim. Askush nuk duhet të qëndrojë duar kryq, aq më pak unë me përgjegjësitë që ndjej.

Gjeja e parë që ndjej është ti rikthehem jo një platforme, por më shumë sesa kaq. Dikush me tha para disa ditësh që është një doktrinë, nuk është doktrinë është përpjekje për të sjellë këtë kulturë të re politike”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.