Basha nxjerr videon: Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/190293368517587/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një videoje të publikuar në ‘Facebook’ ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për lidhjet e tij me krimin.
Basha ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shkruan “Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”.
Në video, shkruhet se, “Dako e ka lënë Durrësin në dorën e krimit të organizuar si shpërblim për blerjen e votave për pushtetin e Edi Ramës”.
Në pamje shfaqet edhe deklarata e Dakos bërë në emision Opinion më herët gjatë kësaj jave: “çdo person nuk ka marrë nga Vangjush Dako asgjë kundra ligjit”.
Për Bashën, kjo deklaratë është e gënjeshtërt.
”Restoranti Pista në Durrës, në pronësi të bandës së Avdylajve, është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos”, thuhet në tej në video.
Nga ana tjetër PD në një deklaratë për mediat përmes Gent Strazimirit nga selia blu u shpreh se Dako do duhej të ishte në burg, por se kjo do të ndodhë pasi “Xhuxhin” nuk e shpëton asgjë nga burgu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



