Basha: Opozita mandaton 2 përfaqësues për reformën zgjedhore
Prej muajit Tetor, opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithëpërfshirës, të reformës zgjedhore për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj, për nisjen pa vonesë dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore.
Opozita mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, për të përfunduar reformën zgjedhore, duke i qëndruar plotësisht pikave të prezantuara në tetor 2019’, tha gjate fjales se tij, kreu i opozitës Lulzim Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



