E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha paralajmëron kryepolicin e Shkodrës: Jep dorëheqjen ose…
Politikë

Basha paralajmëron kryepolicin e Shkodrës: Jep dorëheqjen ose…

UPDATE/ Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, i bëri thirrje kreut të Policisë së Shkodrës që të japë dorëheqjen ose të zbardhë krimet e rënda që kanë ndodhur së fundmi në këtë qark.

Nëse s’ta mban të mobilizosh efektivët, atëherë duhet të japësh dorëheqjen, tha Basha, i cili akuzoi policinë për lidhje me krimin.  “Jep dorëheqjen dhe largohu përndryshe do jesh fajtor si Xhafaj”, shtoi kreu i PD-së, “krimi iu a ka marrë kalanë nga brenda”.

 

Basha nga Shkodra i përgjigjët ftesës së PS-së: Me ke të bashkëpunoj?! Jeni njësh me…

Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj nga Shkodra ftesës së socialisteve bërë më herët për bashkëpunim. Por, sipas Bashës, kjo nuk mund të ndodhë pasi mazhoranca është bërë njësh me krimin.

Sot kufiri mes krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht, deklaroi Basha.

“Prioritet është çlirimi i Shqipërisë nga krimi, asnjë ligj projektligj asnjë akt s’ka asnjë domethënë pa çliruar qeverisjen nga krimi”, theksoi Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës

“Në pak se 3 muaj në Shkodër, kanë ndodhur 6 vrasje dhe janë rrëmbyer 2 persona. Nga media lokale raportohet se ka ndodhur edhe rrëmbimi i dy fëmijëve që janë lënë të lirë vetëm pasi mafia ka arritur qëllimin e gjobëvënës. Është e qartë që këtu duhet të ishim ulrt vetëm ne por edhe Rama, por për të raportuar arrestimin e keqbërësve, krimineleve që terrorizojnë qytetin e Shkodrës. Por Rama s’mund të jetë këtu. Është në tiranë me Jurges Çyrbjen Taulan Ballën, Fatmir Xhafën dhe eksponentë të tjerë të Rilindjes të faktuar si të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është arsyeja e dytë pse opozita mblidhet këtu. S’ka shqiptarë ta kuptojë sa hipokrite janë thirrjet e dëshpëruara për bashkëpunim, me këtë bashkëpunojmë me Agron Xhafajn, i cili e harxhon kohën për të mbrojtur vëllanë. Me Ballën? që pasi i plasi skandali i Tojota Jariis dhe skandali i drogës pohoi se është miku i bandիs së Lushjnjes, Edmond Bekjos? Apo me Jurges Çyrbjen që Prokuroria vazhdon nga ledhatoje, kur përgjimet e Prokurorisë tregojnë se i referohet bandës së tij, të Lul Shullazit si një e vetme. Sot kufiri mes krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht”.

“As Shqipëria, as Shkodra nuk mban më, s’mund ta lëmë vendin të largohen të rinjtë e qytetarët, derisa këtu të mbeten vetëm skllevërit e Ramës. S’do ti lëmë vetëm në këtë beteje me krimin e organizuar, ministër i brendshëm janë banditët”.

vijim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.