E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: PD i ka të gjitha mundësitë për një jetesë më të mirë në Shqipëri
Publik News

Basha: PD i ka të gjitha mundësitë për një jetesë më të mirë në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me disa qytetarë që jetojnë në pallat, një pjesë e të cilëve fëmijët i kanë në emigrim.

 

Teksa qytetarët i kaën qarë hallet e tyre, Basha i garanton se Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë për një jetetsë më të mirë në Shqipëri.

“Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv. Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare. Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri! Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për  familjet shqiptare dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi”, shkruan Basha në facebook.

Subscribe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.