E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha për inceneratorët: Ka një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve
Publik News

Basha për inceneratorët: Ka një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ky është viti më i errët në 30 vite në Shqipëri, pasi sipas tij, pavarësisht pandemisë, mafia në bashkëpunim me qeverinë vazhdon të vjedhë taksat e shqiptarëve.bashaSipas tij, me ligjin antimafia do të vihen përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer koncesione korruptive.

“Ne kemi gati ligjin antimafia që të trajtohen tenderat dhe konsesionet korruptive. Do të jenë zyrtarët e çdo niveli nga i pari tek i fundit që është përfshirë në kontratat abuzive. Po kështu edhe personat dhe kompanitë private që janë përfitues abuziv të fondeve financiare.  Qëllimi përfundimtar i ligjit është që qytetarëve t’u kthehen paratë. Ne në vite të errëta jemi. Vit më errët se sa ky ku në kohën e pandemisë, mafia vjedh me qeverinë vjedh paratë e taksapaguesve, në 30 vite nuk kemi patur. Nuk kanë frikë as nga SPAK dhe kjo është një shenjë shumë e keqe për SPAK-un. Këto janë vite të errëta”- tha Basha në EuroNews.

Basha tha se SPAK nuk ka dhënë ende asnjë informacion për hetimin.

“Ka vetëm një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve”, tha z. Basha. “Janë përfshirë edhe politikanë të korruptuar edhe krimi i organizuar”, shtoi lideri i PD.

Kreu demokrat tha se, kanë denoncuar aferën prej shumë vitesh duke shtuar se vetë kryeministri po kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja duke thënë se nuk jep llogari për procedurën.

“Ku ndodh që një 22-vjeçare me 1 mijë euro të marrë koncesion me 22 milionë euro”, tha z. Basha. “Inceneratori i Tiranës dhe Fierit deri tani kanë djegur vetëm paratë e shqiptarëve”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.