Basha për inceneratorët: Shteti bëri 17 procedura brenda një dite! Dha 23 mln euro paradhënie
Kryedemokrati Lulzim Basha tha në një konferencë për mediat se qeveria ka bërë 17 procedura shtetërore për inceneratorët duke dhënë 23 mln euro pagesa paradhënie.

Sipas tij, kjo vjen era vjedhje. Basha deklaron se të gjitha këto procedura nuk kanë mundësi të jenë bërë pa dijeninë dhe miratimin e kryeministrit Edi Rama.
“Në një takim me punëdhënës, mu kujtua gjatë bashkëbisedimit, një kompani private, hap tender, merr 3 oferta përpara se të vendosë fituesin. Por edhe një kryefamiljar, përpara se të vendosë ku të blejë tulla dhe llaçin shikon 2-3 vende se kush i ka më lirë. Dhe një amvisë në shtëpi, sheh dy tre dyqane për të blerë tenxchere për të parë se ku janë më lirë. Këta me oparatë tuaja brenda një dite kanë bërë 17 akte shtetërore. Që për t’i dhënë një letër zyrtare të vërdallisin nja një javë; Këta për një ditë kanë bërë 17 akte zyrtaere. Kanë hapur ofertën, përcaktuan fituesin dhe bënë gati paratë.
Dhanë 23 mln euro paradhënie vetëm me një ofertues, me zero përvojë. Tani e shohim njëri-tjetrin përmes ekranit dhe e dëgjojmë dhe tashmë ekrani nuk ofron mundësinë e nuhatjes. Kur dëgjoni këtë fakte, çfarë ere ju vjen, çfarë ere e qelbur ju vjen. Për një copë letër ju vërdallisin, për një ditë kalojnë 17 akte zyrtare pa një garanci. Shpallin fituesin brenda një dite kur ësghtë bërë oferta. Japin 23 mln euro nga paratë tuaja” – tha Basha.
Basha tha se Edi Rama duhet të heqë dorë nga presionet, teksa një thirrje për SPAK që të mos intimidohet.
“Nuk i jep dot përgjigje, si u vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve? Ku ishe ti o Edi Rama kur u vodhën këto lekë, me firmën e ministrave tu, të sekretarëve të tu? Ku ishe, kur vazhdojnë të paguhen paratë e shqiptarëve, që vazhdojnë edhe sot, për inceneratorët? Këtyre pyetjeve nuk iu kthen dot përgjigje, ndaj dhe po i bën presion SPAK. I bëj thirrje sot Ramës, hiq dorë nga presioni që po i bën SPAK. Lejo SPAK e BKH të kryejnë të gjitha veprimet hetimore, përfshirë prangosjen e atyre, që në gjendje të lirë, shkatërrojnë prova apo janë rrezik arratie.
I bëj thirrje edhe SPAK të mos intimidohet nga presioni i Edi Ramës. Paguhesh nga taksat e shqiptarëve, mbështetesh nga taksat e amerikanëve dhe evropianëve, ke mbështetjen e shqiptarëve, për të zbatuar ligjin e për të cuar para ligjit politikanët e korruptuar. Mos e hani presionin nga ky grup i strukturuar. Keni mbrojtje speciale, rroga speciale, dieta speciale nga amerikanët, vërjuni prangat e mos hani presionin. Mos i ktheni mbrapsht skuadrat e arrestimit nga presioni i Edi Ramës”, u shpreh Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



