E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha për Uran Kostrecin: Dëshmi e gjallë e një kohe të errët
Publik News

Basha për Uran Kostrecin: Dëshmi e gjallë e një kohe të errët

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shprehur me anë të një mesazhi, ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së Uran Kostrecit, një nga simbolet e qëndresës së antikomunizmit në Shqipëri, duke e cilësuar si një dëshmi të gjallë të një kohe të errët.

‘Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta i Uran Kostrecit. Për mua ka qenë privilegj ta njoh nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste, këtë dëshmi të gjallë të asaj kohe të errët, një burrë që shumë vite i kaloi në kalvarin e burgjeve komuniste, por që nuk u përkul kurrë në idetë e tij për lirinë. Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë, me dëshmitë dhe poezitë e tij, që në çdo rresht ishin dëshmi e një zemre të madhe, pa mëri e plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja. Do të na mungosh, u prehsh në paqe Uran!’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.