Basha përgënjeshtron Berishën: Refuzoj çdo gjuhë dhe gënjeshtër
Nga Shkodra mbrëmjne e sotme ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgënjeshtruar fjalët e Berishës, i cili pretendon se Basha do të kandidojë për president.
Ai është shprehur se refuzon çdo gjuhë dhe çdo gënjeshtër, teksa ka shtuar se PD nuk mund të bëjë para me njerëz non-grata, përfshi këtu Sali Berishën.
Pyetje: A do të kandidoni?
Basha: Prej kohësh debati është zhvendosur ku i intereson një grupi njerëzish. Një grusht njerëzish mban peng politikën, mposhtja e këtij sistemi kërkon të kuptojmë ne sa kemi qenë në lartësinë e detyrës. Bashkimi bëhet rreth vlerave ndërkohë që sot në PD mblidhen rreth antivlerave. Refuzoj çdo gjuhë dhe gënjeshtër. PD nuk bën përpara me non grata./ Gazeta Shqip
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



