E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha përkujton 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO: Misioni i ri, anëtarësimi në BE!
Lajme

Basha përkujton 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO: Misioni i ri, anëtarësimi në BE!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar sot me një videomesazh, 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përpjekjet e shumta që u bënë nga qeveria e PD-së për të kurorëzuar anëtarësimin dhe duke e konsideruar këtë si një arritje historike, tani i fton shqiptarët të përmbushin së bashku një tjetër mision të madh jetik që nga 25 prilli: Anëtarësimin në Bashkimin Europian!

“Shqipëria  -12 vjet në NATO, – thuhet në videomesazh. –  Atëhërë askush nuk e besonte. Por ne e bëmë realitet. Ne shqiptarët e dimë kush jemi, e kemi treguar veten në ditë të vështira dhe kemi fituar.”

Dhe Basha e përfundon përkujtimin për të marrë një zotim të ri: “Më 25 prill votoni Partinë Demokratike, votoni numrin 9 dhe bashkohuni me mua për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian!”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.