E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha përsërit fuqishëm premtimin: Pensioni minimal jo më pak se 250 mijë lekë në muaj
Lajme

Basha përsërit fuqishëm premtimin: Pensioni minimal jo më pak se 250 mijë lekë në muaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar situatën e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet familja shqiptare, si edhe shpopullimin e shpejtë të vendit si pasojë e keqqeverisjes së Ramës, ka përsëritur edhe njëherë premtimin se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, pensioni minimal do të jetë jo më pak se 250 mijë lekë.

“100 mijë fëmijë më pak se një vit më parë, 100 mijë vogëlushë të larguar që do të thotë se vetëm vitin e kaluar janë larguar 50 mijë familje. Rënia dramatike e prodhimit bujqësor ka çuar në braktisjen totale të fshatit. E vetmja qeveri do të hyjë në historinë e Evropës që shkatërroi skemën e subvencioneve. Rama bën selfie me Vuçiç, punë e madhe se fermeri serb i sjell prodhimet këtu e fermeri shqiptar jo. Moshës së tretë i them se nuk ka tërheqje pas, pensioni minimal 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo do të bëhet realitet për çdo pensionist”, premtoi Basha nga Lezha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.