E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha përsërit planin me tre pika: Situata emergjente, duhet urgjent që…
Publik News

Basha përsërit planin me tre pika: Situata emergjente, duhet urgjent që…

Nga takimi me banoret te cileve u jane rrenuar shtepite, Basha ka konstatuar se situata është emergjente, pasi 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.

Banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura per ta nuk ka mberritur asnje ndihme dhe njesoj ndodh edhe ne Kërtushë dhe Armath.

 

“Është EMERGJENTE rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt. Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe do tu jepte mundësi qytetareve, banesat e të cilëve janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtepive”- thote Basha, teksa perserit se eshte emergjent zbatimi i planit me 3 pika te propozuar prej tij nje dite me pare.

Sipas kryedemokratit, gjithcka duhet të jetë në funksion të tejkalimit të emergjencës dhe kthimit të në normalitet.

1. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!

2. Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata.

3. Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anullimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë.

bashabasha1basha2basha3basha4basha5basha6basha7basha8basha9basha10basha11basha12

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.