E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha përshëndet me dy gishta, ja batutat para hyrjes në PD
Lajme

Basha përshëndet me dy gishta, ja batutat para hyrjes në PD

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në zyrën e tij në selinë blu, pak orë para fillimit të protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, që pritet të nis rreth orës 12:00.

Në deklaratën e bërë dje, Sali Berisha ka paralajmëruar se anëtarësia e PD-së do të nxjerrë nga zyra e tij kreun e selisë blu, pasi pretendon se ai është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Protesta vjen ndërkohë që gjatë ditëve të fundit në seli kanë tentuar të hyjnë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, dhe të rinj të FRPD-së, por dyert kanë qenë të mbyllura. Demokratët thonë se në ambientet e selisë blu po kryhen punime, ndërkohë që përkrahësit e Berishës pretendojnë se Basha ka blinduar dyert duke e kthyer godinën në bunker.

Berisha u shpreh ditën e djeshme gjatë një interviste se do të përdoren mjete për të hapur dyert, duke shtuar se nuk do të ketë dhunë. Basha lëshoi edhe dje akuza në drejtim të Berishës duke u shprehur se ai ka mobilizuar kriminelë dhe trafikantë, ndërsa apeloi që demokratët të qëndrojnë larg skenarëve të dhunës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.