E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha pi raki  me babain e Ervis Martinajt
Lajme

Basha pi raki me babain e Ervis Martinajt

Lulzim Basha ka ngritur një dolli me babain e Ervis Martinajt, në fshatin Gurëz të Kurbinit. Duke trokitur gotat e rakisë, Basha i premtoi Mustafa Martinajt se do ta bënte Shqipërinë një vend të jetueshëm për fëmijët e tyre, të cilët nuk duhet të largohen por ta ndërtojnë të ardhmen në vendlindje.

Ervis Martinaj  është sot njeriu më i kërkuar nga Policia e Shtetit. Ai ishte i përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale, e që kishte njerëz të paguar brenda institucioneve të drejtuara nga Partia Socialiste, ndërsa si truprojë një polic të mirëtrajnuar.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Ai akuzohet për për disa vrasje dhe ngjarje kriminale.

Shteti shqiptar është në një kolaps dhe në një mosfunksionim të demokracisë, përsa kohë qeveria ndihmohet nga grupet kriminale për të siguruar vota, ndërsa opozita krijon miqësi me të tjera grupe kriminale për të fituar pushtet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.