E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha plas bombën: Janë të përfshirë politikanë të lartë
Lajme

Basha plas bombën: Janë të përfshirë politikanë të lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj edhe njëherë Sali Berishës pas akuzave të tij se ka gisht në Toyota Yaris që mbërriti në Durrës me 5 mln euro.

Në Foltoren e tij, Berisha ngriti dyshimet se nga e dinte me siguri Basha se çfarë do të ndodhte dhe kështu e akuzon për “aferë me Taulant Ballën”.

Ndërkohë Basha, duke folur në Open në Top Channel, i cilëson këto deklarata si qesharake dhe e lë çështjen në tymnajë duke thënë se po merren hetuesit belgë lidhur me këtë gjë.

“Në korrik të 2019, kam dhënë dëshminë e plotë për këtë çështje, për aq sa janë deklaruar në publik, kam dhënë dëshminë para policisë belge dhe SPAK-ut.

Çështja për sa kohë është në hetim dhe unë kam vënë dëshminë, kjo është se lideri i opozitës është personi i dytë më i informuar pas kryeministrit.

Unë kisha dhe targën e makinës, kjo çështje është pjesë e një fabule të pas 9 shtatorit, dhe ka shpikur fabulën që mua më mban peng Edi Rama. Pasi i kanë shtruar këtë pyetje, Berisha thotë dosjen Muzin dhe Toyota Yaris, se Basha nuk ka dhënë dëshmi para autoriteteve belge. Por të gjithë e dinë se autoritetet belge më kanë marrë në pyetje për 3 orë.

Ajo është një çështje që merren hetuesit, nuk është detyra ime. Unë kam detyrën publike të denoncoj raste të tilla. Përfshin politikanë të lartë të mazhorancës çështja e Toyota Yaris,” tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.