Basha: Po, Unë gabova, ky gabim s’do përsëritet më kurrë
Duke iu rikthyer marrëveshjes së 17 majit të tri viteve më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se koha tregoi se kishte gabuar, por se ishte ulur në tryezë me qëllimin e unitetit të kombit.
Sipas tij, ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë.
“Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me besimin se forcat politike në vend mund të arrin një marrëveshje për të mirën e popullit, ne te mirë të unitetit të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi shumë shpejt se u gabova. Dua të garantoj shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë. Opozita është e vendosur dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat për largimin një orë e më parë të së keqes së Shqipërisë, të fëmijëve tuaj që është Edi Rama”, tha Basha pas takimit me aleatët në selinë e PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



